Categories Lajme

Berisha në 110-vjetorin e Pavarësisë: Lavdi Zotit jemi të lirë, problem regjimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ish-kryeministri e ka përcjellë urimin përmes një video-mesazhi në rrjetin social TikTok.

“Pavarësia e Shqipërisë është festa e të gjitha festave të shqiptarëve. Pa Pavarësinë e Shqipërisë ne do të ishim vidhisur në honet apo në mjegullnajat e Ballkanit,” – tha Berisha.

Ai shprehu nderimet për Ismail Qemalin dhe gjithë ato burra e gra që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.

“Lavdi Zotit sot ne jemi të lirë, në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ndodhemi, por sot ne kemi një problem shumë të madh. Këtë regjim i cili me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike po përzë shqiptarët, po përzë rininë e kombit sa asnjë regjim tjetër në histori,” – shtoi Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME