Categories Lajme

Berisha nga Selenica: Është në detyrën e çdo demokrati, e çdo qytetari që të ndalojmë shkretimin e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e Bashkisë Selenicë, Leonard Rakipaj.

Berishaj është shprehur se momenti në të cilin takohemi, është një moment thirrje kushtrimi për secilin prej nesh, për çdo shqiptar, mbasi shoqëria shqiptare, populli i Selenicës, i Vlorës i Shqipërisë përjeton në një farë mënyre një nga momentet absolutisht më dramatike të historisë tonë kombëtare.

Të dashur banorë të Peshkëpisë, Selenicës, fshatrave përreth. I dashur deputet i Vlorës, miku im, Bujar Leskaj. I dashur kryetari i PD-së për Selenicën, Guri Leskaj. I dashur kandidati për qytetar të parë të Bashkisë së Selenicës, dhe me mbështetjen tuaj kryetari i ardhshëm i Bashkisë Selenicë, Leonard Rakipaj.

Së pari, u përshëndes ju përzemërsisht dhe u falënderoj për pjesëmarrjen në këtë takim, por unë përshëndes nga kjo platformë të gjithë banorët e Selenicës, banorët e fshatrave përreth, banorët e Vlorës kudo që janë sot.

Shpreh kënaqësinë që takohem me ju dhe bindjen më të thellë se momenti në të cilin ne takohemi, është një moment thirrje kushtrimi për secilin prej nesh, për çdo shqiptar, mbasi shoqëria shqiptare, populli i Selenicës, i Vlorës i Shqipërisë përjeton në një farë mënyre një nga momentet absolutisht më dramatike të historisë tonë kombëtare.

Përjeton një moment në të cilin ne jemi pakësuar dhe po pakësohemi, jemi shkretuar dhe po shkretohemi me një shpejtësi të pabesueshme. Ne mblidhemi në një moment kur me statistika 38% e qytetarëve të Vlorës kanë braktisur Vlorën gjatë 9 viteve të fundit. Ne mblidhemi në një moment kur me statistikë të saktë, 34 % e shqiptarëve kanë braktisur Shqipërinë për BE-në dhe vende të tjera.

Kurrë në histori, një komb në një hark kohor kaq të shkurtër, nuk është shkretuar siç po shkretohemi ne shqiptarët, dhe po të kemi parasysh se 80% e të larguarve nga Shqipëria janë të rinj, kjo e thellon edhe më shumë dramën, katastrofën tonë, mbasi e vërteta është se të humbasësh 80% të rinjve, ke humbur një gjeneratë të tërë dhe më shumë se një gjeneratë.

Është në detyrën tonë, në detyrën e çdo demokrati e demokrate, të çdo qytetari pa parti por edhe të çdo socialisti që e do këtë vend, të bashkohemi të ndalojmë këtë rrokullisje të madhe, të bashkohemi sepse nuk ka asnjë shkak natyror që ne të braktisin këtë tokë të bekuar.

Të bashkohemi dhe të shtrojmë pyetjen, pse ne po ikim në këtë mënyrë, çfarë po ndodh me Shqipërinë e shqiptarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME