Lajme

Berisha: Rama refuzoi dy herë marrëveshjen e ofruar nga gjermanët

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se ka pasur dy herë tentative për marrëveshje por janë refuzuar nga Edi Rama.

Sali Berisha: “U bënë tentativa për marrëveshje, por dy herë i ka refuzuar Edi Rama. Janë refuzuar gjatë qershor. Tentativat janë bërë nga gjermanët. Madje marrëveshjet kanë qenë të qarta”

Por a ka ofertë tani nga ndërkombëtarët?

Sali Berisha:  “Nuk di tani të ketë oferta ndërkombëtare. Formula e marrëveshjes së qershorit ishte të uleshin në tavolinë pa kushte të dyja palët. Do të thotë që Edi Rama nuk mohonte largimin e vet.”

Berisha propozon protesta pa ndalim.

Sali Berisha: “Populli opozitar të mos lëshojë sheshin deri kur të ikë Edi Rama. Rama duhet të rrëzohet me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. “

Deklaratat u bënë nga Sali Berisha I ftuar sot në mbrëmje në studion e “Opinion” të tv Klan

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button