Categories Lajme

Berisha: Referendumi i parë në histori, anëtarësia do të shkarkojë Lulzim Bravën

Ish kryetari i PD-së, Sali Berisha  pas votës së tij në Referendumin për shkarkimin e Bashës është shprehur se sot është një ditë e shënuar për demokratët dhe për votën e lirë.

Ndër të tjera ai është shprehur se është anëtarësia që do të vendosë sot me votën e tyre shkarkimin e Lulzim Bravës.

“Për herë të parë në histori është anëtarësia që vendos për shkarkimin e Lulzim Bravës, nga ajo detyrë që siç dëshmoi nuk e ka merituar ndonjëherë, ky është një kapitull i ri në rrugën e rithemelimin e PD-së dhe pluralizmit politik shqiptar. Ky është një ark madhor që ka dridhur themelët e narko shtetit. E patë kreun e Meduzës mbrëmë që përpiqej të tjetërsohej nga ajo që ëhstë.

E patë ju Lul Bravën që në anti kuvendin e tij ka mbledhë nga nxënë shkollash deri në personat me kryetarë me dy mandate të PD-së. Nga ana tjetër shikoni ngadhnimin e  opozitës së vërtetë, që ka sjellë entuziazëm dhe shpresë të madhe në Rini dhe në të gjithë shtresat e tjera të popullsisë në Shqipëri.

Shikoni krahun tjetër sesi po shëmtohet çdo ditë  e më shumë me aktet e veta me ato që bën Lulzim Brava që e merr nga skenarët e kreut të Meduzës, që do të kenë të njëjtin fat”, ka thënë Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME