Categories Lajme

Berisha thirrje Bardhit dhe nënkryetarëve: Jepni dorëheqjen dhe bashkohuni në Kuvendin e 11 dhjetorit. Mos u bëni skllevër të Bashës!

Nga “Foltorja” e radhës e mbajtur në qytetin e Matit, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat adresuar kryedemokratit Lulzim Basha.  Gjatë fjalës së tij, Berisha e ka konsideruar Bashën si një aleat të kryeministrit Rama duke vrarë shpresën e demokratëve.

Ai sërish i ka bërë thirrje nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm dhe anëtarëve të Kryesisë të japin dorëheqjen duke u bashkuar me Kuvendin e 11 dhjetorit dhe të mos bëhet skllëvër të Bashës.

“Mbështetja juaj do të rithemelojë Partinë Demokratike dhe pluralizmin. 11 dhjetori vjen në Shqipëri si data e kurorëzimit të mrekullisë së dytë më të madeh shqiptare që nga viti 1990. Ata që menduan se erdhi fundi i pluralizmit në Shqipëri, se narkoshteti do të jetë e ardhmja e shqiptarëve gabuan rëndë. Edi Rama merr me 11 dhjetor përgjigjën më të hidhur.

Pengu i tij, Lulzim Basha i cili është futur në lojën më të rrezikshme në 30 vitet e fundit do të arkivohet në arkivat e turpit të historisë së këtij vendi. Këto kanë qenë vite shumë të vështira për ne, ku ju u varfëruat, fëmijët tuaj u larguan nga vendi, ku krimi dhe droga bëjnë ligjin në parlament, qeveri e këdo duke kërcënuar çdo ditë jetë njerëzish. Opozita me të gjithë përpjekjet tuaja për shkak të një dështaku u kthye në një aleat të narkoshtetit. Lulzim Basha është bërë varrmihësi i shpresës sepse atij nuk i besojnë.

Demokratët kaëndashur 1000 mijë herë t’i besojnë atij edhe pse nuk ishte në lartësinë e duhur. Edi Rama merr mandatin e tretë. Tani  u kërkoj të shtroni një pyetje: Çfarë ka ndodh me ne? Shkaku i të gjitha shkaqeve është vota. Unë ftoj socialistët të shtrojnë një pyetje: Kur ka votuar PS për herë të fundit?

Nga viti 2009 PS nuk ka njohur votë.Ngrihet nga gjumi dhe i thotë krushka je emëruar ministër. Në 2017 ky dhunoi masivisht dhe në 2021 përdori metodat famëzeze të sigurimit të patronazhistëve. Pengkryetari në vend që të na ftonte në shesh për të mos u larguar nga aty deri kur të merrnim votën, u ndry në shtëpi dhe më pas vrapoi pas karriges së tij. Lulzim Basha ke borxhe të jashtëzakonshme demokratëve.

Emëroi 60% të kryesisë, duke shkelur statutin me dy këmbë.  Kjo kryesi në një akt të turpit historik vendosi të thërrasë anti-kuvendin.Jam këtu për t’i bërë thirrje çdo anëtari kryesie, nuk kam personalisht me asnjërin asnjë problem, ju them se jeni të rinj në politikë, duhet të korrigjoni qëndrimin tuaj. Nuk jeni të zgjedhur konform statutit. Jepni sa më shpejt dorëheqjen, bashkohuni me rithemelues të PD.

Bashkohuni se qëllimi ynë është bashkimi por nuk ka asgjë në botë që mund të na bashkojë veç votës, që na bashkon si njerëz të qytetëruar, që vendosim të zhvillojmë vlerat e përbashkëta. I deklaroj Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të PD, jepni dorëheqjen menjëherë, mos rrini si skllevër të peng Bashës se do bëni gabimin më të rëndë për veten tuaj”- tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME