Categories Lajme

“Bërtiste, do ta vras”, Rama tregon historinë e pazakontë: Më ndoqi me çekiç, ishte gjysmë i çmendur

Gjatë një bisede me sipërmarrësin Agim Xhindoli, në podcastin e kësaj të shtune kryeministri Edi Rama ka treguar një histori kur kishin dashur që ta vrisnin në Lushnjë gjatë kohës që po ushtronte profesionin si piktor.

“Mua më kujtohet kur kam ardhur në Lushnjë herën e parë sepse ishte duke u ndërtuar muzeu i famshëm i tokës dhe bashkë me Vladimir Myrtezain shokun tim të ngushtë, por ne morëm një porosi si të thuash që të bëjmë një vepër aty dhe mua më pëlqeu shumë si ide sepse ishte përpara 45-ës, pra të përshkruanim Shqipërinë e kohës së Zogut në një murale. Dhe për mua ishte një mundësi që ne të kishim dorë të lirë sepse justifikoheshim me idenë që është Shqipëria e kohës së Zogut tani dhe prandaj dhe ngjyrat janë kështu, prandaj dhe format janë kështu, dhe dy episode kam që janë të paharrueshme.

Episodi i parë kur arrijmë ditën e parë. Zbresim në Lushnje nga treni, hera e parë që shkelnim në Lushnjë dhe shkojmë te hotel Myzeqeja dhe ishte mu aty, kat i tretë dhe futemi të dy në një dhomë, dy krevate aty, një dhomë modeste, nuk kishte ujë. Hap çezmën, s’kishte ujë.

Dhe ndërkohë bie telefoni, ishte një telefon aty. Hap telefonin unë dhe thotë: ju pret poshtë i plotfuqishmi. S’kam kërkuar – i thashë – asnjë të plotfuqishëm kështu që skam takim me asnjë të plotfuqishëm dhe e mbyll telefonin. I bie dhe një herë, nuk e hapa fare. Kur pas pak bie dera, hap derën unë dhe shoh një personazh me një kostum, gri, me këpucët gri me vrima. I zeshkët me një kravatë si gjuhë lope kështu e trashë që më thotë: atë mjekrën do ta rruash vetë apo do ta rruajmë ne, gjatosh? Unë mbaja një kështu si mjekër të parruar, ishte ajo revolta e kupton? Dhe atëherë mjekra e parruara ishte problem dhe unë gjithmonë thoja: ja nesër. Ai thotë “shiko, se këtu është Lushnjë, nuk është Tiranë” dhe tha “ke gjysmë ore kohë të rruhesh”, tha dhe mos të të shkojë mendja të dalësh nga kjo derë pa u rruar,- tha.

Po nuk kam ujë me se të rruhem- i thashë. Shiko e bëj tha, por bën mirë të mos dalësh nga kjo derë tha. Jo, i thashë, unë do dal nga kjo derë që ç’ke me atë punë dhe juve po të doni hajde të flasim prapë, por më sillni ujin këtu që unë të rruhem.

Ky ishte episodi i parë që se harroj atë tip. Dhe episodi tjetër ishte kur ne filluam të bënim pikturën, filloi piktura të krijonte shqetësime, jo po ç‘është kjo, jo po kau kështu dhe Ladi fliste më pak, unë flisja më shumë dhe i thoja unë “kështu ka qenë kau në kohë të Zogut, keni provë për të kundërtën  ju? Ku e dini ju? Ne mendojmë që ka qenë kështu, gërdallë e madhe. Jo, s’është kau i Zogut ky, ky është si kau i Pikasos.

Nuk e njoh i thoja, nuk di gjë kush është Pikaso, unë di që ky është kau i kohës së Zogut. Po ç’janë këto vajtojca këtu, që kishim disa gra që qanin që dilnin si nga lumi. Ç‘janë këto? Po kështu jemi informuar që futeshin në ujë dhe qanin.

Po kjo, po ajo dhe gjithmonë i sfidonim me këtë. Dhe një ditë të bukur çfarë ofendimi marrim, vendosin që veteranët të vinin ta shihnin, meqë ata e kanë parë në kohën e Zogut të shohin. Çfarë skene! Një ditë e dielë, ata merrnin karriget, ngjitur ishte kinemaja, me karrige me dekorata sikur kishin ardhur në një gjyq të madh si festë e madhe që do goditej virusi. Edhe ishte njëri, një person, i cili më ndiqte mua në Lushnjë, më ndiqte literalisht me një çekiç të mbledhur në një gazetë dhe thoshte: unë atë do ta vras.

Dhe ishte gjysmë i çmendur. Unë e merrja me te qeshur dhe atëherë për hir të së vërtetës edhe unë kam pasur atë protektorin tim që ishte Gjergji Velo. Gjergji Velo ishte personazh, figurë. Gjergji Velo ishte atje dhe na mori në një farë mbrojtje, si të thuash”, rrëfeu Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME