Categories Lajme

Betejë në Gjykatën e Lartë, Çekaj i 613 kg kokainë kërkon të lirohet nga qelitë e 41 bis

Arbër Çekaj, i dënuari me 14 vite burg nga Apeli i Posaçëm për trafikimin e 613 kg kokainë kolumbiane në Shqipëri, i kërkon Gjykatës së Lartë ta lirojë nga regjimi i ashpër i burgjeve 41 bis.

Ish-administratori i shoqërisë së bananeve, në kontenierin e së cilës u fsheh droga, qëndron në qelitë e veçanta prej nëntorit të vitit të kaluar. Në korrik të të njëjtit vit, teksa fajësia e tij kishte marrë formë të prerë, ai tentoi të arratisej nga burgu 313 në kryeqytet. Përpjekja e arratisë ishte argumenti kryesor kundër lirimit të tij nga regjimi 41 bis, betejë që tashmë Çekaj e ka zhvendosur në Gjykatën e Lartë.

Çështja në fjalë është regjistruar pak ditë më parë dhe pret të shqyrtohet nga një Kolegj me relator gjyqtarin Sokol Binaj.

Javën e kaluar, me kërkesë të SPAK dhe miratim të ministrit të Drejtësisë, në regjimin e egër kaluan edhe Viktor Imeri, i dyshuar i SPAK si i përfshirë në vrasjet e Klodian Saliut e Vajdin Lamajt, ndodhur në vitin 2005, dhe të vëllezërve Klement e Eldi Çala, të akuzuar për grabitjen e milionave euro në pistën e Rinasit, në prill të vitit 2019. Ministria e Drejtësisë tha se vendimi për izolimin e tyre erdhi pas informacioneve të shkëmbyera mes Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Drejtorisë së Përgjitjshme të Burgjeve, Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Më herët, në regjimin e egër janë futur Emiliano Shullazi, Endri Qyqja, Arbion Aliko dhe Genci Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME