Categories Lajme

Bileta online me çmime simbolike për turistët, vizita në 10 muze e parqe arkeologjike dhe informacion në 6 gjuhë

Ministrja e Kulturës, Eva Margariti u ka bërë thirrje shqiptarëve të vizitojnë këtë verë muzetë dhe parqet arkeologjike të vendit tonë duke blerë biletën nga shtëpia. Ministrja Margariti gjithashtu ka rikujtuar dhe “Paketën Covid”, që ofron çmime të reduktuara për hyrjen e vizitorëve në muzetë dhe parqet arkeologjike, deri më 31 gusht.

“Këtë situatë të vështirë pandemike, mund ta shfrytëzojmë për të njohur më shumë Shqipërinë. Përmes “Paketës Covid”, deri në 31 gusht mund të përfitoni nga oferta e çmimeve të biletave, për të vizituar muzetë dhe parqet arkeologjike me çmime simbolike”,- thekson Margariti. “Çmimet janë edhe më të ulëta nëse do të zgjidhni ta prisni biletën tuaj online, në faqen www.cultureticketalbania.al. Kjo ofertë vlen për 10 muze e parqe arkeologjike, informacioni për të cilat është i mundshëm në 6 gjuhë të ndryshme. Bli biletën tënde nga shtëpia! www.cultureticketalbania.al”- shprehet Margariti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME