Lajme

Binaj së bashku me stafin e Bashkisë dhe banorë të qytetit Selenicë inspektuan në vend punimet e rrugës Selenicë – Peshkëpi

Sot, Kryetari i Bashkisë z.Pëllumb Binaj së bashku me stafin e Bashkisë dhe banorë të qytetit Selenicë inspektuan në vend punimet e rrugës Selenicë – Peshkëpi. Duke mar shkasë nga akuzat e fundit në rrjetet sociale dhe media lidhur me cilësinë e punimeve konkretisht me shtresën e stabilizantit inxhinieret e firmës të cilët ishin prezent na sqaruan me detaje për të gjithë procesin e ndërtimit të rrugës .

Stabilizanti i përfolur në këtë rrugë është prodhuar me material zhavorr lumi i perpunuar, ky material sipas analizave laboratorike të cilat u ben në vend tregoj se është material i cili kalon pritshmerit e standarteve te lejuara Theksojmë se norma e lejuar eshte 90-110 KPA ( Kilopaskal) nderkohë analizat e bëra në vend sot në prezencë të të gjithëve treguan se kjo normë ishte 171 Kpa !

Si perfundim falenderojmë banorët kritik te cilët bënë të mundur një provë direkte të materialeve që janë perdorur për ndërtimin e kësaj rruge, gjithashtu falenderojmë dhe firmen e ndërtimit të rrugës Elmazaj ShPK për gadishmerinë që treguan për cdo detaj të mundshëm ! Bashkia Selenicë mbetet e hapur për cdo informacion që mediat apo banorët kanë nevojë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close