Categories Lajme

Bizneset e Vlorës ankohen sërish: Duam të punojmë deri në orën 2 pas mesnate

Takimi i bizneseve të Lungomares në Vlorë me shefin e komisariatit është mbyllur pa asnjë vendim. Përfaqësuesi i bizneseve. Ervin Sota thotë se sot bizneset s’morën asnjë përgjigje, por u është dhënë shpresë për dy kërkesat e tyre.

Ai thotë se bizneset do të mblidhen dhe do të reagojnë pasi duan të punojnë dhe po bllokohen në fashën e orarit ku ka në më shumë punë. Sipas Sotës është rënë dakord vetëm për të patur moderim të muzikës teksa nuk hiqet dorë nga shtyrja e orareve për të dhe për të punuar.

’Ishim në një takim me bizneset përgjatë Lungomares dhe shefin e Komisariatit. U diskutua për moderimin e muzikës. Sa i përket orareve, e duam në orën 00:00 të natës dhe puna deri në 2 të mëngjesit. Nuk kemi marrë pëgjigje, na kanë dhënë shpresa. E ndjejmë të nevojshme, e keni parë fluksin e turistëve në Lungomare e Vlorë, duhet të shtyhet puna deri në orën 2. Kjo duke parë që vendet e rajonit, Mali i Zi, Kosova, Greqia po edhe Turqia janë të hapura përgjatë kësaj kohe e këtij sezoni. Kërkojmë mos na ikë ky fluks në Vlorë, në qytetin tonë ku kemi investuar.

Mos detyrohemi tu bëjmë ftesë turistëve mos hajdeni në Vlorë, por shkoni në Prishtinë se aty keni gjitha kushtet. Edhe sa i përket muzikës. Kërkojmë dhe po organizohemi, kemi dhe mbledhje për vazhdimin e kërkesave dhe reagimit tonë si bizneseve sa i përket shtyrjes së orareve. Sot jemi thirrur nga Policia, nga shefi i komisariatit për të diskutuar për muzikën që ramë dakord, e pranojmë që nuk jemi për të bërë zhurmë, por biznes të shëndetshëm e professional. Për të ofruar shërbim sa më optimal, në të gjitha sferat e opsionet.

Të lejohemi të punojmë se e kemi të vështirë të ndjekim klientët. Në orën 12 është kulmi i punës. Fasha është pikërisht ora 23 me 1 të mëngjesit. Duhet patjetër këtë fashë ta shfrytëzojmë, të punojmë sa më mirë. Qytete të ndryshme, kisha takim me një përfaqësues të shoqatës në Rimini, shteti e kishte zgjidhur shumë bukur me situatë të ngjashme. Nuk duhet të bjerë barra vetëm tek bizneset.

Këtu ishte një pjesë e mirë e bizneseve. Nuk është mirë mos ketë përgjegjshmëri ndaj këtyre bizneseve. Tani do mblidhemi, do marrim masa dhe për reagimin, duam të punojmë, duam të shfrytëzojmë turizmin. Nuk vijnë këtu për të qëndruar si në mort. Muzika mund të qëndrojë me sfond. Sapo ramë dakord që do të kemi moderim të muzikës. Qyteti ka nevojë edhe për shërbime me muzikë si në çdo qytet të botës. ‘’- tha Sota.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME