Categories Lajme

Biznesi në Vorë, kundërshton planin e rindërtimit

Përfaqësues të biznesit në zonën e Vorës kanë protestuar këtë të enjte para Bashkisë duke kundërshtuar planin e rindërtimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata kërkojnë që objektet e bizneseve dhe banesave të pa dëmtuara të hiqen nga lista e godinave që do shemben. 60 biznese në Vorë kërkojnë rishikim të planit të rindërtimit të zonës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata kanë dalë në protestë këtë të enjte para Bashkisë së Vorës duke kundërshtuar planin që sipas tyre parashikon të prishi edhe objektet e bizneseve që nuk kanë pësuar dëmtime nga tërmeti. “Të rishikohet plani dhe të përshtatet në mënyrë që mos preken objektet e padëmtuara nga tërmeti”

“Ne duam të dëgjohemi” Gjithashtu ata kërkojnë që krahas godinave të bizneseve të hiqen nga lista e objekteve që do të prishen edhe banesat të cilat nuk janë dëmtuar nga tërmeti.

“Ne si pronarë nuk do lëshojmë pe te ajo pronë” Një tjetër kërkesë është kompensimi i bizneseve në objektet ku do ndërtohen dhe jo në zona periferike siç ka parashikuar qeveria. “Të kompensohen bizneset dhe të ndërtohet në vendet ku janë” Zona e Vorës është një ndër më të prekurat jo vetëm nga tërmeti i 26 Nëntorit por edhe ai i 21 Shtatorit. Plani i rindërtimit për Vorën parashikon një rikonceptim të zhvillimit urban për të gjithë zonën në të cilën pritet të shemben edhe 19 pallate.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME