Categories Lajme

Blendi Gonxhe: Brenda muajit shkurt nis procesi i koluadimit

Nga Erblina Mile,Kontrolli teknik i automjeteve do të jetë gati të nisë në muajin shkurt. Pas dorëzimit nga koncesionari te shteti në 1 janari të këtij viti, shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve  u shty me tre muaj  për qytetarët e ndikuar nga pandemia por edhe për shkak të ndërhyrjeve që u bënë në pikat e kontrollit. Gjatë diskutimit në Komisionin e ligjeve Blendi Gonxhja theksoi se për qytetarët  që nuk do e kryejnë  kontrollin teknik të automjeteve për një afat tre mujor nuk do të ketë penalitete.

Mendojmë që është e mjaftueshme në kuadrin e punës që është bërë në muajin Dhjetor. Koha ka qenë për të punuar më e shkurtër dhe duke qenë se qeveria ka miratua një pakte ndryshimesh në kodin rrugor dhe vijnë në parlament në ditët në vijim dhe mendojmë se ky tre mujor bashkonte në afate nevojën pas pandemisë.

Besoj në muajin shkurt do kemi njoftime të reja për shërbimin dhe publikun. Do t’i kemi bërë të munduar atë gjitha. Ky ishte një borxh që i kishim atyre që nuk i kanë amortizuar automjetet e tyre për tre muaj. Duke qenë se taksat në Shqipëri janë taksa posedimi, kjo gjë mungonte në kontrollin teknik. Bëhemi gati gjatë janarit për update dhe ju keni kohë për rishikimin e ndryshimeve në kodin rrugor”, tha Gonxhe.

Ndërkohë ky akt normativ shkaktoi debate midis deputetëve përsa i përket  kohës së shtyrjes. Drejtuesit e 630 mijë automjeteve do të kenë kenë afate më të zgjatura për kryerjen e  shërbimit të kolaudimit .

Mjetet  e reja 0 km në  3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim,mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet dhe mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht brenda banesës së saj në Shkodër, mbrëmjen e djeshme, 9…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pse po braktiset Ballkani? Faktorët që po nxisin largimin e të rinjve nga rajoni

Mario (30), Mijat (29) dhe Matija (22) duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. Njëri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Devoll/ Ariu hyn në vendin e shenjtë në Dobërgorë, përmbys orenditë brenda objektit

Një ari ka hyrë në një objekt të shenjtë në fshatin Dobërgorë të Devollit, një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME