Categories Lajme

Bllokohet qarkullimi në Ishëm të Durrësit, reshjet gërryejnë asfaltin

Reshjet intensive të shiut kanë dëmtuar rëndë një nga akset rrugore të Ishmit në bashkinë e Durrësit. Për shkak të dëmeve në aksin Lalëz-Draç është bllokuar qarkullimi i mjeteve për çështje të sigurisë. Ndërkohë intensiteti i lartë i shirave, në territorin e bashkisë së Durrësit ka rritur nivelin e prurjeve të lumenjve dhe kanaleve kulluese kryesore, dytësore dhe të treta, duke shtuar rrezikun nga përmbytjet e banesave dhe tokave përgjatë tyre.

Sipas mbrojtjes civile, në Sukth është rritur niveli i lumit Erzen duke arritur kuotat maksimale pranë argjinaturave të ngritura pas investimit të bashkisë për parandalimin e përmbytjeve. Edhe në Katund të Ri raportohet se rrezikohet përmbytja në disa zona të banuara pranë lumit Erzen duke rrezikuar tejkalimin e barrierave mbrojtëse.

Në Ishëm, ka rrëshqitje dherash si dhe dëmtim të rrugëve kryesore, siç është aksi Lalëz-Durrës, ku është bllokuar qarkullimi pasi rruga ka pësuar dëmtime të rënda si rezultat i reshjeve të shirave. Strukturat vendore raportojnë se janë në gatishmëri për ndërhyrjen në çdo situatë të mundshme, ndërsa parashikojnë se në rast se reshjet do të vazhdojnë me intensitet të lartë do të ketë përmbytje të zonave të banuara, banesave dhe pasurive të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME