Categories Lajme

Bllokuan trafikun në Astir dhe u gjobitën

Videoja e vajzave të cilat kërcyen në mes të rrugës së Astirit ka bërë xhiron e rrjetit këto ditë, ndërsa portalet nuk kanë cekur ende arsyen e vërtetë të kësaj videoje e cila ka marrë vëmendjen edhe të mediave të huaja. Për herë të parë në emisionin “Vizioni i Pasdites” kanë qenë të ftuara vet protagonistet, për të sqaruar njëherë e mirë se për çfarë bëhej fjalë dhe si procedoi çështja. Këngëtarja Kenna u shpreh se videoja e xhiruar në mes të rrugës së Astirit ishte për coming soon të këngës së saj më të re.

Ndërsa regjisorja Klaudia Senaj u shpreh se në fakt policia nuk i pyeti për asgjë, thjesht i tha që është vendosur gjoba pa marrë parasysh se çfarë është bërë, cilat ishin shkaqet, të analizonte situatën etj.  “Videoja është xhiruar ditë të diel dhe nuk kishte fare trafik. Kemi video që nuk kishte makina dhe e kemi bllokuar rrugën vetëm 22 sekonda.Ne kishim lënë hapësirë që makinat të kalonin, por një taksi që ishte aty e bllokoi rrugën sepse donte me pa dhe nuk kishte as ambulanca.Valeria që është proceduar penalisht nuk i ka dhënë makinës më shumë se 5 metra, e doja vetëm për imazh. Dënim që është vendosur janë dy gjoba dhe personi që na ka dhënë makinën ka marrë dhe heqje patente për një vit.”, ka thënë Klaudia.

Ndërsa Valeria, vajza e cila u procedua dhe penalisht nga policia tha se pavarësisht se në portale figuronin titujt që u shoqërua në komisariat kjo nuk është e vërtetë. “Unë kam ikur vet bashkë me produksionin në Komisariat. Në momentin e parë që kam shkuar kam treguar që unë jam vajza që po kërkohesha dhe pastaj u procedova”, tha e reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME