Categories Lajme

Bojkot parlamentit? Rudina Hajdari: Jam e gatshme të bëj çdo gjë për listat e hapura, i bën ftesë opozitës publikisht për nënshkrimin e draftit

Rudina Hajdari ka ftuar të gjithë opozitën parlamentare që të nënshkruajë propozimin që hap listat 100%. Kur u pyet nëse do ti bashkohet thirrjes së deputetit Përmeti për bojkot të parlamentit, Hajdari tha para gazetarëve se është e gatshme të bëjë cdo gjë për listat e hapura ndërsa tregoi se deputetët po nënshkruajnë një draft që do të paraqitet para Kuvendit.

“Jemi të gatshëm të bëjmë cdo lloj sakrifice për këtë kauzë. Nuk duhet të mashtrojmë shqiptarët me iluzion. Ftoj të gjithë opozitën parlamentare që të nënshkruajnë propozimin që hap listat 100% në mënyrë reale ku qytetari vendos se cila do të jetë lista fituese e deputetëve.

Është një draft që ka të gjitha kërkesat prandaj është nënshkruar si nga Murrizi, si nga unë dhe deputetë të tjerë që po e nënshkruajnë këto momente dhe do të depozitohet në Kuvendin e Shqipërisë. Vota e shqiptarëve do jetë prioritet pra do ketë më shumë peshë se vota e kryetarit. Kemi kërkuar që pragu zgjedhor të hiqet”, tha Hajdari

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME