Categories Lajme

Braktisja e “Mjeshtrit të Madh’ Vlorë, artisti që luante me fyell, punësohet në pastrim

Nga skenat botërore në shërbimin e pastrimit të qytetit. Vendim Kapaj, “Mjeshtri i madh” , instrumentisti i njohur në Labëri e më tej, i vetmi në Ballkan që mund t’i bjerë fyellit me dhëmbë, me një karrierë 50 vjeçare, këtë të diel nuk e gjen duke luajtur muzikë por në kantierin e mbeturinave duke pastruar plehrat e qytetit.

Për Euronews Albania, Vendimi , 64 vjeç, tregon se bashkia Vlorë e ka punësuar në shërbimet e qytetit.

“Prapë unë nuk e neglizhoj, ka rëndësi që jam në punë edhe ushqehem. Mbaroj punën shtetërore që na takon, pastaj në pasdite bëjmë prova, kompozime të reja.”

Me modestinë e artistit të madh, Vendimi thotë se ndihet krenar të kontribuojë për pastërtinë e vendit.

“E kam për nder që edhe e nderoj qytetin tim në skenat kombëtare, ndërkombëtare por jam krenar që jam pjesëtar i pastrimit të qytetit,” – u shpreh ai.

Megjithatë ajo që e shqetëson është neglizhenca e treguar kundrejt artistëve. Babai i katër fëmijëve, ndonëse i lënë në harresë, ka një merak për ata që e shohin. “Mos e politizoni, unë jam fisnik mbaj qytetin pastër,” – tha artisti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME