Categories Lajme

Brenda pesë ditësh, gazetarit kosovar i shuhen të dy prindërit nga COVID-19

Gazetari Naim Sadiku, i cili para pak kohësh humbi babanë e tij si pasojë e infektimit me koronavirus, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë edhe nëna e tij.

“Drita e syve, nga sonte u bë dritë e qiellit. Lamtumirë oj e shtrentja NANË”, janë fjalët prekëse që ai ka shkruar në Facebook. Sadiku vetëm dy ditë më parë kërkoi plazmë të gjakut nga ata që e kanë kaluar Covidin për nënën e tij që ishte infektuar me Covid-19.

“Te nderuar kolege, miq e dashamire, pasi me vdiq babai, po bejme perpjekje maksimale per ta shpetuar nenen, e cila vazhdon te jete ne gjendje te rende. JU LUTEM, te gjithe atyre qe e kane kaluar Covid-19, qe te dhurojne gjakun e grupit 0 Pozitiv, per ta perdorur si plazme.

Sic dihet gjaku i dhuruar duhet te kete mbi 50 antitrupa, per te shpresuar se mund te kete efekte pastaj. Sa me shpejt qe ndodhe kjo, aq me shume mund te rritet shpresa per nenen”, kishte shkruar ai në Facebook. Sadiku ka njoftuar se varrimi i nënës së tij do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Rashan të Mitrovices.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME