Categories Lajme

Brenda shtëpisë, policia gjeti Bibla dhe Anisën të mumifikuar

Detaje të tjera kanë dalë në pah nga tragjedia me dy të vdekur në Tiranë, ku nëna dhe vajzat kërkuan vetëflijimin për t’u ringjallur sipas mësimeve të një sekti fetar të krishterë.

Abcnews.al ka siguruar imazhe nga brenda njerës prej dhomave të shtëpisë ku Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të vdekura, ndërsa policia arriti të mbërrijë në kohë duke shpëtuar Blerta Josifin. Në mur duken fotot e familjes Josifi, ku në krah të djathtë është ajo e Llukë Josifit, i cili ka ndërruar jetë duke u hedhur nga lartësia disa vitë më parë, ndërsa në të majtë Zhaneta me njerën nga vajzat në krah.

Policia e gjeti trupin e Anisa Josifit të dekompozuar dhe të mbuluar me batanije dhe jorganë, ndërsa në ambientet e shtëpisë kishte mjaft fletëpalosje me përmbajtje fetare si edhe Bibla. Dyshohet se gratë janë indoktrinuar nga një sekt fetar i krishterë duke mbërritur në gjendje depresive, gjë e cila duket se ka sjellë edhe tragjedinë.

Paraprakisht mendohet se Anisa Josifi ka vdekur prej më shumë se një viti dhe mbahej në shtëpi duke ia lyer trupin me vaj ulliri dhe uthull, ndërsa Zhaneta mendohet të ketë ndërruar jetë 2-3 ditë më parë. Pikërisht ky fakt ka alarmuar edhe vëllain e saj, i cili njoftoi policinë kur e motra nuk i përgjigjej në telefon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME