Categories Lajme

Britani/ Banka depoziton aksidentalisht 130 milionë paund në llogaritë e 75 mijë njerëzve

Në mëngjesin e Krishtlindjes, dhjetëra mijëra njerëz morën një dhuratë të papritur: banka Santander kreditoi aksidentalisht një total prej 130 milionë paund në 75,000 llogari rrjedhëse britanike.

Stafi i institucionit të kreditit tashmë po përpiqet të rikuperojë paratë, por detyra bëhet gjithnjë e më e vështirë pasi në shumicën e rasteve transfertat janë bërë në llogaritë rrjedhëse të bankave rivale. Sipas gazetës britanike The Times, gabimi ka ndodhur kur pagesat nga 2000 llogari të korporatave janë bërë dy herë. Banka Santander theksoi se kishte filluar tashmë të bisedonte me institucionet rivale, duke shpjeguar se bankat “do të përpiqen të rikuperojnë paratë nga llogaritë e klientëve të tyre”. Megjithatë, është e paqartë se si do të përgjigjen në rast se klientët e tyre tashmë i kanë shpenzuar paratë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME