Categories Lajme

Britania, merr masën drastike: 10 vite burg kush gënjen…

Britania do të dënojë me 10 vite burg të gjithë udhëtarët që do të gënjejnë nëse kanë qënë në pikat e nxehta të koronavirusit. Lajmi u bë i ditur këtë të martë nga ministri i Shëndetësisë Matt Hancock, i cili tha se masat e ashpra janë e vetmja mënyrë për të mbrojtur Mbretërinë e Bashkuar nga llojet e ndryshme të Covid-19 që nuk janë efektive ndaj vaksinave.

Hancock shtoi gjithashtu se këto masa mund të zgjasin deri në vjeshtë. Ai zbuloi se qeveria është duke krijuar ligje të cilat do të dënojnë të gjithë personat që nuk tregojnë se kanë vizituar një nga vendet e ‘listës së kuqe’. Hapi drastik erdhi pasi ai konfirmoi se duke filluar nga e hëna të gjithë personat që do të hyjnë në Britani do të duhet të bjënë tre teste të koronavirusit: një para nisjes dhe dy gjatë periudhës së tyre të izolimit. Ata që nuk arrijnë të bëjnë testet do të gjobiten me mijëra paund.

Hancock deklaroi gjithashtu se 4600 dhoma janë siguruar tani nga qeveria në 16 hotele në mënyrë që sistemi ‘karantina në hotel’ të mund të funksionojë siç ishte planifikuar. Udhëtarët të cilët vijnë nga zonat e kuqe duhet të rezultojnë negativë 72 orë para se të udhëtojnë, dhe pastaj të kontrollohen përsëri dy herë, në ditën dytë dhe ditën e tetë. Mosrespektimi i karantinës së hotelit do të dënohet me një gjobë deri në 10,000 £, tha Hancock.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME