Categories Lajme

Britaniku bën transplantin e flokëve në Turqi, rezultati e ‘traumatizon’

Një djalë i ri 26-vjeçar nga Anglia shkoi në Turqi për të bërë transplant flokësh për një çmim 1250 Paund, sa gjysma e çmimit që kushton në Mbretëri të Bashkuar. Por, rezultati ishte totalisht ndryshe nga ai që priste. Luke Horsfield ka ndarë në rrjetet sociale fotot se si flokët e tij, jo vetëm që nuk u shtuan, por ai pësoi edhe plagë në kokë.
Operacionin në Turqi për mbjelljen e flokut që zgjati 6 orë e ka bërë në vitin 2018 dhe 26-vjeçari u detyrua të shkonte më pas në një klinikë tjetër për të marrë trajtim të specializuar. Luke ka paralajmëruar edhe të tjerët që të bëjnë kujdes me transplante të tilla dhe të informohen mirë për procedurën paraprakisht. “Bëra atë që më thanë mjekët pas operacionit. Por pas 4 muajsh pashë që flokët nuk po rriteshin. Telefonova mjekët dhe i pyeta për këtë rezultat, por më thanë që ishte normale.

Pas 6 muajsh filluan të rriteshin disi, por jo shumë. Ndërsa pas një viti m’u shfaqën plagë në kokë dhe në disa vende më kishin rënë flokët”, tregon Luke. 26-vjeçari kërkoi rimbursim për dëmin e shkaktuar. Madje, klinika në Turqi i ofroi një tjetër operacion me gjysmën e çmimit. Por i riu refuzoi dhe si përfundim u dëmshpërblye me 400 paund për dëmin që iu shkaktua.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME