Categories Lajme

BSH: Rekord depozitat në euro, 10.3 miliard deri në qershor

Depozitat bankare iu rikthyen rritjes me ritme të larta në qershor, për herë të parë që nga fillimi i vitit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, muajin e kaluar , bizneset, qytetarët  dhe institucionet e tjera depozituan 10.3 miliardë euro, duke shënuar një rekord të ri krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, ku stoku i depozitave arriti në 9.7miliardë euro.

Rritja në qershor ka ardhur si nga depozitat në lekë, ashtu edhe ato në valutë, ndërsa rekord, krahasuar me mesvitin e 2021-it, shënuan ato në monedhën europiane, në vlerën e 5.7 miliardëve. Vetëm në një muaj, totali i depozitave në këtë monedhë u shtua me 101 milionë, shifra më e lartë që nga gushti i kaluar.

Rritja e depozitave në Euro u përqendrua kryesisht në llogari dhe depozita pa afat, për shkak të normave të ulëta të interesit, shkruan abc.

Shifrat dëshmojnë për prurje dhe ofertë të lartë të Euros në ekonominë shqiptare, që reflektohet edhe në zhvlerësimin e saj me lekun. Nga faktorët e dukshëm dhe të matshëm është ardhja e turistëve që sipas INSTAT në 6 muajt e parë arritën në 2.5 milionë.

Ndikim tjetër mund të ketë edhe euroizimi i lartë i ekonomisë së brendshme dhe fakti që asetet në vlerë të madhe, duke filluar nga pronat, përgjithësisht kuotohen dhe tregtohen në Euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME