Categories Lajme

Bujar Leskaj takim me banorët e lagjes Karabash,dhe me banorë të lagjes “1 Maji”

Bujar Leskaj ne dy takime të veçanta me banorë e qytetarë të lagjes “Karabash” dhe me banorë të lagjes “1 Maji”.

Së bashku me kandidatet për deputete Alta Haluci dhe Nada Meçorapaj bashkëbiseduam me banorët për problemet me të cilat ata ndeshen përditë, me varfërinë, papunësinë, harresën nga pushteti vendor e qendror, mungesën e ujit të pijshëm, furnizimin problematik me energji elektrike, infrastrukturën e shkatërruar dhe rrugët e pashtruara, largimin masiv të rinisë.

Keqqeverisjen e tetë viteve të Rilindjes e pashë në fytyrat e tyre, e dëgjova nga fjalët e tyre, e pashë në revoltën e tyre për taksat që paguajnë e nuk u kthehen mbrapsht në shërbime.

Në lagjen Karabash, një nga lagjet më të vjetra të qytetit që fatkeqësisht në infrastrukturë ka mbetur në vend. Ndërsa ajo që ka ndryshuar është vetëm rënia e numrit të familjeve që jetojnë aty. Bujar Leskaj, drejtuesi politik i partisë Demokratike në Qark, është ndalur në një takim me banorët e lagjes Karabash dhe me banorë të lagjes “1 Maji  .

Leskaj ka folur mbi situatën ku qyteti ndodhet, ku fatkeqësisht ekonomia e familjeve është në kufirin e mbijetesës, numri i të larguarve në shifra alarmante dhe shpresa për të nesërmen është dëshpërimisht e rënë me këtë qeveri. Leskaj gjithashtu ka shpalosur edhe mjë pjesë të programit të Partisë Demokratike që i vjen në ndihmë familjes dhe shoqërisë.

Leskaj, Gëzim Zilja, një nga eksponentët e lartë të Partisë Demokrarike në vite i bën një pyetje qytetarëve. A jetojnë ekonomikisht më mirë vlonjatët sot? Zilja,  E ardhur nga familje socialiste, ish antare e selisë Rozë, e reja vlonjate tregon arsyet pse nuk i beson më partisë socialiste dhe zgjedh të votojë për partinë demokratike.  Leskaj i bën thirrje qytetarëve të votojnë numrin 9.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME