Categories Lajme

‘Bukë e kripë dhe zemër të bardhë’, zjarrfikësit e Vlorës ndajnë fotot pas shuarjes së flakëve në Dukat, mes tyre edhe Luan Kapaj

‘Kur Detyra realizohet në Grup !  Duke shfrytëzuar kohën e vëzhgimit dhe pritjen e mosriaktivizimit të vatrës së zjarrit , ajo çka kemi marrë nga shtëpia e ndjamë me njeritjetrin. BUKË ,KRIPË dhe ZEMËR të BARDHË!’-shkruajnë punonjësit e zjarrfikëses së Vlorës.

Pas 4 ditësh luftë me flakët, zjarri në malin Dukat është shuar, por dëmi i lënë pas është shumë i madh. Një sipërfaqe me rreth 120 ha bimësi dhe shkurre është djegur, por dëmi përfundimtar është duke u përllogaritur.  prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj tha se zjarri ka qenë shumë i vështirë për t’u fikur për shkak të terrenit të vështirë si edhe flakëve që po favorizoheshin nga era e fortë.

Ai shtoi se nuk u bë ndërhyrja nga ajri për shkak se i vetmi helikopter që është në dispozicion të emergjencave është në remont kapital pas ndërhyrjes në Malin e Tomorit.

“120 ha me bimësi shkurre, pyje, ka dëm të jashtëzakonshëm dhe situata do verifikohet pasi të vijë. Helikopteri që është në dispozicion të emergjencave është në remont kapital pas ndërhyrjes që ka bërë në malin e Tomorit”, tha Mamaj.

Pas shuarjes së flakëve, zjarrfikësit kanë publikuar disa foto, teksa po konsumojnë një drekë modeste, të cilën e quajnë ‘bukë e kripë e zemër të bardhë’. Mes tyre është edhe zjarrfikësi ‘hero’ Luan Kapaj, i cili rrezikoi jetën teksa po shpëtonte nga rrënojat e tërmetit të 26-nëntorit disa qytetarë. Këto ‘heronj’ që luftojnë çdo ditë me rrezikun nuk kanë as mjetet e domosdoshme për të kryer punën e tyre, ndërkohë që luftojnë flakët me mjete rrethanore.

Zjarret janë një problematikë që është përballur vendi ynë gjatë sezonit të verës, ku nuk janë përjashtuar raste të zjarrvënies së qëllimshme, siç ishte në Malin e Tomorit, e ku për pasojë 2 persona ranë në pranga.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME