Categories Kuriozitete, Lajme

Burri bleu kobran më helmuese në botë për të vrarë gruan: Si u zbulua hap pas hapi nga hetuesit

Javën e kaluar, një burri indian u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij. Në prill të vitit të kaluar, 28-vjeçari Suraj Kumar pagoi 7,000 rupi për të blerë një kobër, një nga gjarpërinjtë më helmues në botë, shkruan BBC

Suraj shpoi një vrimë në një enë plastike, e futi kobrën brenda dhe e çoi në shtëpi. Trembëdhjetë ditë më vonë, ai e futi enën në një qese dhe e çoi në shtëpinë e vjehrrit të tij, rreth 44 km larg, ku gruaja e tij Uthra po shërohej nga një kafshim misterioz i gjarprit.

Suraj dhe Uthra ishin takuar dy vite më pare. Babai i Suraj ishte një shofer dhe nëna e tij një shtëpiake. Uthra, e cila ishte tre vite më e vogël se Suraj dhe kishte vështirësi në të mësuar, vinte nga një familje shumë më e pasur – babai i saj ishte një tregtar dhe nëna e saj ishte një drejtoreshë shkolle në pension, raporton abcnews.al.

Kur çifti u martua, Suraj pranoi një pajë nga prindërit e Uthra prej 768 gramë ar (me vlerë rreth 32,000 dollarë), dhe 400,000 rupi. Ai gjithashtu merrte 8,000 rupi në muaj nga prindërit e saj “për t’u kujdesur për vajzën e tyre”, sipas hetuesve. Uthra u kthye në shtëpinë e prindërve të saj pasi doli nga spitali, ku u trajtua për kafshimin e gjarprit. Ajo ishte kafshuar nga një nepërkë, raporton abcnews.al

Në 6 maj, Uthra ishte ende duke marrë veten, kur ajo piu një gotë me lëng frutash nga Suraj, në të cilën kishte hedhur qetësues. Kur atë e zuri gjumi, Suraj nxori enën dhe e hodhi gjarprin pesë metra larg gruas së tij. Por në vend që ta sulmonte, gjarpri u largua. Suraj e mori atë dhe e hodhi sërish sipër Uthra, por përsëri u largua.

Suraj u përpoq për herë të tretë, duke e mbajtur kobrën me dorë dhe duke e drejtuar nga gruaja e tij. Kobra e zemëruar, duke përdorur dhëmbët në pjesën e përparme të gojës, e kafshoi atë dy herë. Kur nëna e Uthrës hyri në dhomë të nesërmen në mëngjes, ajo i tha policisë se pa vajzën e saj të shtrirë në shtrat me “gojën e hapur dhe dorën e majtë të varur në njërën anë”.

Ajo tha se Suraj ishte gjithashtu në dhomë.

“Pse nuk e kontrollove nëse ajo ishte zgjuar?” pyeti dhëndrin e saj.

“Nuk doja ta prishja gjumin e saj,” i tha Suraj.

Familja e dërgoi Uthrën në spital, ku mjekët e shpallën atë të vdekur nga helmimi dhe më pas lajmëruan policinë. Pas denoncimit nga prindërit e Uthrës, policia arrestoi Suraj më 24 maj në lidhje me vdekjen e pazakontë të gruas së tij. Pas një hetimi 78-ditor dhe akuza në më shumë se 1.000 faqe, filloi gjyqi.

Më shumë se 90 njerëz, përfshirë herpetologë dhe mjekë, dëshmuan. Hetuesit thanë se Suraj kishte blerë edhe nepërkën, e cila e kishte kafshuar Uthrën muaj para se ajo të vdiste. Suresh, kapës i gjarpërinjve, rrëfeu se i kishte shitur atij të dy gjarpërinjtë. Një herpetolog tha përpara gjykatës se nuk kishte shumë gjasa që një kobër të kishte hyrë në dhomën e gjumit të çiftit përmes dritares.

Skena e krimit u rindërtua, duke përdorur një kobër të gjallë, një person që mbante gjarprin dhe viktimën në shtrat. Hetuesit thonë se Suraj kishte komplotuar vrasjen që nga lindja e djalit të tij, Dhruv, në vitin 2019.

Ai madje kishte pare video të gjarpërinjve helmues për një kohë shumë të gjatë. Suraj ishte i vendosur të vriste gruan e tij, të vidhte paratë e saj dhe të martohej me një grua tjetër, thanë hetuesit.

“Ai e planifikoi atë me përpikëri dhe pati sukses në përpjekjen e tretë,” tha Apukuttan Ashok, oficeri kryesor i hetimit të policisë. Prokurori publik Mohanraj Gopalakrishnan e quajti rastin një “moment historik në hetimet e policisë në Indi, kur prokurorët mund të provonin me vendosmëri se një kafshë ishte përdorur si armë vrasjeje”.

Suraj u dënua me burgim të përjetshëm dhe sipas autoriteteve nuk tregoi aspak keqardhje./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME