Categories Lajme

“Burri i parë më rrihte, më linin pa bukë”, rrëfehet 25-vjeçarja

25-vjeçarja nga Durrësi e cila prej një jave po kërkohej nga familja, ajo ishte strehuar te shtëpia e të dashurit në Elbasan. Në një rrëfim për ‘Zemër të Hapur’ ajo tregon se me djalin ishte njohur prej 8 muajsh përmes rrjeteve sociale dhe se nuk I kishte treguar atij se ishte nënë e dy fëmijëve, gjë e cila solli ndarjen. Ajo ka treguar historinë e jetës së saj, ku bashkëshorti i parë i ndërroi jetë dhe i dyti e dhunonte sistematikisht. Kjo u bë shkak sipas saj, që të kërkonte ndarjen prej tij. Mirëpo, prej tetë muajsh, ajo është njohur në rrjete sociale me një djalë, me të cilin ka zhvilluar biseda intensive.

Në këto komunikime, e reja nuk i ka treguar atij se ishte nënë e dy fëmijëve, e pikërisht kjo ishte dhe arsyeja e ndarjes së tyre. E reja thotë se familja e të dashurit e ka respektuar dhe dashur, ndërsa shtoi se i vjen keq që e gjitha përfundoi në këtë formë. “Djalin e madh e kam nga një martesë tjetër, babai i tij nuk jeton. Shkova te familja ime, por te babai nuk qëndrohet. Kam qenë 20 vjeçe dhe i thash babait që unë do filloj jetën time dhe m’u propozua që të krijoja një familje. Më thanë që është djalë i mirë dhe do të mbajë mirë. Më pas vajti djali 6 vjeç filloi dhuna, ma rrihnin, ma linin pa bukë. Unë hapja derën edhe me forcë për të marrë bukën. Po të hante fëmija edhe unë e ngopur isha. Unë i tregova edhe vëllait problematikën.

Ai ishte larg e s’kishte çfarë të bënte. Në një moment vendosa që të mos kthehem më te ai, e braktisa. Prindërit më thoshin të rrija një javë te ato e të merrja veten. Po ku të shkoja mbrapa, do kthehesha e do më dhunonte prapë, si mua e djalin. Ai punonte, por kishte edhe lidhje tjetër paralele. E kam zbuluar këtë gjë më mbrapa. Unë i kërkova të ndahemi, por paraprakisht kërkova një ndërmjetësim. Tani jam drejt gjyqit për të kryer ndarjen. Kam afro 1 vit që jam ndarë prej tij. Personin që u largova nga shtëpia e njoha në Facebook. Unë tani jetoj vetëm. Kam marrë shtëpinë me qira. Kam afro 1 vit që jetoj vetëm. Tani për momentin jam pa punë për shkak të ngjarjes së fundit. Vendi i punës më është zënë.

Nuk para flisja me prindërit, më thanë s’të duam më si vajzë. Unë mund ta njoh një djalë, por fëmijët nuk braktisën. Më thanë që në një shtëpi jeto vetë, unë fillova punë dhe përballoja jetën. Kam 8 muaj që jam njohur me të dashurin dhe gjithmonë flisnim nëpërmjet Facebookut. Unë i thashë prindërve që do të largohem. Kam qenë edhe në spital, e në ato momente doja vetëm fëmijët. Unë jetoja në një kuzhinë. Dola nga ora 10 nga puna dhe kam bërë takim me djalin që kam njohur. Unë s’i kam thënë prindërve sepse s’doja një lidhje. I dashuri im m’u duk shumë njeri i mirë, kam takuar dhe familjarët e tij. Kur mori vesh që kisha dy fëmijë, ai shkëputi çdo gjë. Unë i kam kërkuar mamit që të kujdeset për fëmijët, vetëm kaq, nuk e sqarova më. Në familjen e të dashurit gjeta ngrohtësi. Megjithëse tani asgjë nuk është më, mes meje dhe atij”, tha e reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME