Categories Covid-19, Lajme

“Burri me Covid, por gruaja jo”: Shkenca shpjegon rastet e tilla

Kanë jetuar nën një çati, por njëri prej bashkëshortëve është infektuar dhe tjetri jo, ndonëse ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë duke u kujdesur për të.

Kjo është një ndër pikëpyetjet më të mëdha (veç të tjerash) që mundon njerëzit, por që shkenca e ka një përgjigje më në fund. Studiues nga e gjithë bota, të udhëhequr nga Universiteti “Rockfeller” në Nju-Jork, kanë zbuluar se një përqindje e të infektuarve nuk prodhojnë dot molekulën përgjegjëse që i mbron nga viruset që sulmojnë trupin.

Me pak fjalë, e lidhin me gjenet. “Ne u përqendruam te personat e sëmurë rëndë dhe zbuluam se ka 10-12 për qind të rasteve që kanë një karakteristikë të veçantë gjenetike, çka i bën që trupi i tyre të mos jetë në gjendje të prodhojë interferon, molekulën e parë mbrojtëse”, citon Giuseppe NOvelli, mjek në një poliklinikë në Romë dhe president i fonacionit “Giovanni Lorenzini” në Milano.

Veç kësaj molekule, studimi flet edhe për ndryshime të tjera gjenetike që sjellin rezistencë ndaj virusit për një grusht njerëzish që presupozohet të kenë imunitet natyror ndaj koronavirusit.

“Imuniteti nuk krijohet vetëm nga antitrupat. Ekziston gjithashtu dhe i ashtuquajturi imunitet qelizor. Në këtë rast është thelbësore të studiohen limfocitet. Ne kemi atë që e quajmë imunitet natyror, të ndërmjetësuar nga qelizat, në të cilin hyn në lojë sistemi imunitar qelizor, i cili mund t’ju mbrojë shumë herë më gjatë se antitrupat që mund të zhduken”, sqaron Roberto Luzati, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Triestes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME