Categories Lajme

Buxheti i shkurtuar rrezikon ‘Milot-Balldren’/ Anila Denaj: Do pezullohen projekte të tjera për shkak të mungesës së fondeve

Të ardhurat buxhetore me një performancë jo sipas parashikimeve do të japin goditje edhe në investimet publike. Teksa diskutoheshin koncesionet, në Komisionin e Ekonomisë Ministrja e Financave Anila Denaj ka pohuar se shumë projekte koncesionare në 2020 nuk do të financohen nga buxheti, duke u bllokuar. Po ashtu edhe Milot-Balldren rrezikohet të shtyhet në kohë nëse nuk realizohen të ardhurat ose mund të pezullohen projekte të tjera.

“Si qëndrojmë me pjesën e buxhetit, sa mund t’i financojmë ato, dhe nëse kemi kontrata të tjera të cilat janë ndërmarrë gjatë vitit të kaluar, mundësinë përsëri në buxhet për të filluar punën në 2020”, ka qenë kjo pyetja e Deputetes Blerina Gjylametaj.

“Ne kemi ngrirë projekte edhe këtë vit në mënyrë që  të mos rrezikojmë asnjë parametër fiskal dhe kryesisht. Në momentin që të kemi të ardhura do t’i financojmë. Nuk do të rrezikojmë buxhetin e shtetit. Kemi ulje në investime kapitale dhe shtyrje për një vit më vonë” është përgjigjur Denaj.

Ahmetaj: Po nëse rruga Milot-Balldren bën kushtin 25% të punimeve ça ndodh?

Denaj: Do rishikohet PBA “projektbuxheti Afatmesëm”

Ahmetaj: Nëse PBA është në rënie do shtyhen investimet e tjera?

Denaj: Po. Do të jetë edhe në dorë të Ministrisë së Infrastrukturës të përzgjedh projektet prioritare.

Pavarësisht financimit që këto kontrata kërkojnë, Denaj ka theksuar se në asnjë moment nuk do të kalohet tavani prej 5% të PBB.

“Kufiri prej 5% e të ardhurave tatimore, respektohen dukshëm pasi kap shifrën e 3.3% në këtë vit. Për vitin 2021 dhe 2022 kapim vlerat 3.3 dhe 3% të tavanit buxhetor”. Pjesa më e madhe e rreziqeve të lidhura me PPP-të i mban sektori privat”  tha Denaj.

Teksa i është përgjigjur pyetjeve të opozitës parlamentare lidhur me kostot dhe transparencën e këtyre kontratave, Denaj ka risjellë në vëmendje kontratat e nënshkruara në kohën e Partisë Demokratike.

“Ne sot kemi 220 kontrata koncesionare. Nga viti 2004-2013 janë nënshkruar 176 kontrata koncesionare. 171 janë të pa kërkuara” pohoi Denaj.

Ish ministri i Financave Arben Ahmetaj ka shuar zërat lidhur me taksën e rrugës së Arbrit që pritet të mbarojë brenda 2022.

“Nuk do të bëhet me tarifë Rruga e Arbrit” u shpreh Ahmetaj.

Po ashtu Ahmetaj ka sqaruar për herë të parë edhe arsyen e anulimit të kontratës me konsorciumin turk për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

“Propozimi i parë i aeroportit të Vlorës,propozuesi i mundshëm presupozonte që të hidhte më pak sesa do hidhte buxheti i shtetit” tha ish ministri.

Në Komision janë sqaruar edhe procedurat e tenderimit për të gjitha kontratat koncesionare.

“Të dyja kalojnë në proces tenderimi, sepse ka pasur një tymnajë që këtu është bërë pa tenderim. Ai propozim i pa kërkuar kalon në filtra të Ministrisë, thërritet propozuesi të bëjë propozime dhe ndryshime, në bazë të ligjit. Ligji ia jep të drejtën Ministrisë. Vjen projekti pronësohet, dhe momenti që pronësohet, në bazë të ligjit kompania merr bonusin nga 0 deri në 10 pikë. Përfundohet dosja dhe çohet tek ARRSH. Çohet dosja tek APP dhe aty garohet”, ka thënë Ahmetaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME