Categories Lajme

Çako nga Vlora: S’ka përmbytje masive. Banorët janë evakuuar…

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, nisur nga situata e krijuar në vend për shkak të motit ka udhëtuar drejt Vlorës për të parë situatën nga afër, duke qenë se Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati dhe disa toka bujqësore janë përmbysur.

Në një deklaratë për mediat, Çako u shpreh se nuk ka përmbytje masive ndërkohë që e gjithë situata është në monitorim pasi janë marrë të gjitha masat. Më tej ai shton se familjet nuk janë në rrezik pasi disa prej tyre janë evakuuar ndërsa po bëhet edhe evakuimi i familjeve të tjera.

Haki Çako: Gati prej dy ditësh reshjet intensive kanë vazhduar në shkallë vendi. Si pasojë ka pasur përmbytje dhe mbingarkesën e Lumit Vjosa dhe të lumejve të tjerë. Jemi bashkë me prefektin e qarkut të Fierit dhe me të gjitha strukturat e tjera që kanë qenë gjatë gjithë natës. Aktualisht niveli i ujërave, ndonëse ka kapur nivelin maksimal, nuk kemi përmbytje masive. Janë evakuuar disa familje, dhe po vazhdon procesi i evakuimi.

Janë vënë dispozicion të gjitha kapacitete e strukturave lokale dhe qendrore. Nuk ka më asnjë rrezik për banorët dhe banesat e tyre. Pritet një intensitet i rënies së nivelit të ujit. Është punuar intensivisht gjatë gjithë natës dhe është mbyllur një çarje e argjinaturës e cila sillte probleme për të gjithë zonën e Noveselës dhe të Mifolit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME