Categories Lajme

Ceremonia mortore e Katsifas, prenotohen 5 autobusë nga Greqia që do të vijnë drejt Bularatit

Trupi i 35-vjeçarit Konstantinos Katsifas do të kthehet nesër në familje për t’u përcjellë në banesën e fundit.

Edhe pse ende nuk është saktësuar se kur do zhvillohet ceremonia mortore e 35 vjeçarit Katsifas, burime per Fax News bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve, janë prenotuar 5 autobusë që do të vijnë nga shteti fqinjë për këtë ceremoni.

Ndërkohë me herët mediat greke paralajmëruan se drejt Shqipërisë pritet që të udhëtojnë mbi 2 mijë persona për të marrë pjesë në funeralin e tij në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Ashtu siç është thënë edhe më parë klima në radhën e minoritetit grek është përkeqësuar.

“Mbi 2 mijë qytetarë të Vorio Epirit përgatiten të shkojnë në Bularat në funeralin e Kacifas, që pritet të kthehet në protestë. Klima në minoritetin grek është përkeqësuar.

Ekziston rreziku që marrëdhëniet greko-shqiptare të kthehen prapa 10 vjet për shkak të kësaj ngjarje”,shkruan gazeta e njohur ‘Kathimerini’.

Konstantinos Kacifas u vra 8 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Po pas ekspertizave të kryera edhe në Tiranë tashmë duket se kërkesa e vetme që kanë familjarët ndaj shtetit shqiptar është tërheqja e trupit, dhe varrosja e të ndjerit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME