Categories Lajme, Teknologji

Çfarë ndodhi me Facebook?

Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp janë jashtë funksionit prej disa orësh për miliona përdorues në mbarë botën.

Aksionet e Facebook që zotëron këto rrjete ranë me më shumë se 5% në bursat ndërkombëtare me një humbje që shkon deri në 7 miliard dollarë. Por çfarë ndodhi? Është ende e paqartë. New York Times shkruan se stafi i Facebook se nuk ishte në gjendje të hynte në zyra mëngjesin e sotëm për të zgjidhur problemin pasi kartat e tyre të sigurisë nuk po funksiononin.

“Sapo fola në telefon me dikë që punon në FB, i cili më tha se punonjësit nuk mund të hyjnë në ndërtesë këtë mëngjes për të filluar vlerësimin e situatës pasi kartat e tyre elektronike nuk njihen për qasje” – shkroi në Twitter redaktorja e teknologjisë së New York Times, Sira Frenkel.

Ndërsa ekspertët e sigurisë i thanë Reuters se problemi ndoshta është shkaktuar nga një kombinim i gabimeve. Sipas tyre ky mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm, por edhe sabotimi nga një faktor i brendshëm është teorikisht i mundur. Një sulm i jashtëm konsiderohet më pak i mundshëm.

Sipas tyre, një sulm masiv që do të gjunjëzojë aksesin e një prej kompanive më të mëdha në botë, në një nga vendet më të njohura në botë do të kërkonte ose një kombinim të grupeve të fuqishme kriminale ose një teknologji shumë novatore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME