Categories Lajme

“Covid-19 dëmton veshkën, mushkërinë, zemrën”! Mjeku bën deklaratën befasuese: Mos u shqetësoni, rikuperohen!

Mjeku i njohur, Artan Koni, ka folur në lidhje me dëmtimet që shkakton në organet e trupit koronavirusi, tek pacientët e infektuar. Sipas mjekut, nuk duhet të shqetësohemi, pasi si për mushkëritë, veshkat, apo zemrën, këto dëmtime janë të përkohshme dhe të rikuperueshme.

“Rrallë ndodh që dëmtimi si pasojë e Covid-19 të jetë permanent”, u shpreh mjeku, duke nënvizuar që ende nuk ka fakte të shumta shkencore për këtë gjë. Deklarata e tij u bë në një lidhje me “Skype” në News24.

Ky virus shkatërron ndër të tjera më së shumti veshkat, është kështu?

Koni: Po është e drejtë, duhet të kemi parasysh në pjesën e luftës që i bën trupi virusit, kemi edhe dëme kolaterale, dëmtohen nga ato qeliza që luftojnë virusin dëmtohen edhe organe të ndryshme, veshka, mëlcia, zemra.
Zakonisht në shumicën e rasteve këto dëmtime janë të rikthyeshme. Besoj se edhe për këtë virus kështu do jetë, patjetër që nuk kemi shumë informacion nga të dhenat shkencore, që janë të kthyeshme këto dëmtime të veshkave që bën ky virus, se nuk kemi publikime shkencore, por besoj se kështu do jetë, nuk do na lejë me pasoja, do jenë dëmtime momentale që do riparohen me kalimin e kohës.

Keni parasysh edhe ndërhyrje kirurgjikale me dëme të riparueshme?

Koni: Kur themi për dëmtim, do të thotë një zvogëlim në funksionin e vetë të veshkës, që kalon vetëvetiu, pra veshka ripërtërin veten gradualisht me kalimin e javëve dhe muajve, që nuk ka nevojë për kurë apo ndërhyrje kirurgjikale.

Pak a shumë si dëmtimi që ndodh te mushkëria, shumica janë dëmtime të përkohshme, rrallë janë permanente, ashtu sikurse me gripin, dhe nga gripi dëmtohet mushkëria, por kalon pas pak javëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME