Categories Covid-19, Lajme

COVID-19 – Greqia njofton sërish masa më të rrepta kufizimi

Për shkak të një rritjeje rekord të infeksioneve të reja të koronavirusit dhe pranimeve në spital Covid-19, zëvendësministri grek për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Krizave, Nikos Hardalias, njoftoi rregullat më të rrepta mbi lëvizjen e qytetarëve. Deri më 16 mars, qytetarët nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë më shumë se dy kilometra nga shtëpia e tyre në supermarkete, dyqane ushqimore ose banka duke kufizuar qarkullimin brenda komunave. ”Po kështu, ushtrimet personale ose ecja me kafshët shtëpiake duhet të bëhen afër shtëpisë, dhe nuk do të jetë e mundur të kryhen këto aktivitete përtej kufijve të komunës së vet”, shtoi ministri.

”Sa për qytetarët që pretendojnë të bëjnë një vizitë në shtëpi te një personi në nevojë për të ofruar ndihmë, ata do të duhet të jenë në gjendje të japin sqarime në rast të një kontrolli në rrugë nga autoritetet”, theksoi ai. Shtetrrethimi në këto zona deri më 18 mars do të fillojë në orën 19:00 deri në 05:00, me përjashtim të rajoneve të Atikës dhe Selanikut, ku ora e ndalimit do të qëndrojë në vend 21:00-05:00

Hardalias gjithashtu kujtoi publikun se nuk u lejohej të endeshin nëpër parqe, bregdet apo zona të hapura sportive. Në Larisa, rregullat e reja në lidhje me lëvizjen e qytetarëve do të hyjnë në fuqi të shtunën, për të lejuar qytetarët atje të menaxhojnë pasojat e tërmetit të djeshëm

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME