Categories Covid-19, Lajme

Covid 19 i merr jetën 17-vjeçarit nga Elbasani

Covid 19 i ka marrë jetën një 17-vjecari nga Elbasani. I riu ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin covid 1 në kryeqytet. Nuk dihet ende nëse i riu që ka humbur jetën ka pasur sëmundje shoqëruese apo jo, ndërsa v dekja e tij është një nga moshat më të reja që prej fillimit të pandemisë. Mësohet se i riu ndodhej prej një jave i intubuar në Infektiv, ndërsa nuk ka detaje nga ana e spitalit, se pse gjendja e tij ka qenë kaq e rënduar, pavarësisht moshës së re.

Po ashtu sot një 30-vjeçare e cila ka qenë shtatzënë, ka humbur jetën pas infektimit me Covid në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ndaj nënës është ndërhyrë që të sillte në jetë fëmijën e saj në muajin e shtatë, për shkak të gjendjes së rënduar. Pavarësisht ndërhyrjes për të hequr fëmijën i cili gëzon shëndet të plotë, nëna nuk ka mundur që të qendrojë në jetë, për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur pas infektimit. Prej një muaji tashmë numri i i nfektimeve me Covid në vendin tonë është në nivele alarmante, ndërkohë që numri i personave që kanë humbur jetën zyrtarisht që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1666.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME