Categories Covid-19, Lajme

Covid-19 në Berat, të infektuar në disa institucione vendore, mes tyre dhe shumë pensionistë

Mes 33 rasteve të konfirmuara sot pozitive nga Ministria e Shëndetësisë në qarkun e Beratit konfirmohen të prekur edhe në disa institucione vendore. Mes të infektuarve janë: 1 specialist në drejtorinë e sh.a. Ujësjellës-Kanalizimeve Berat dhe 1 specialist në Drejtorinë e Bujqësisë Berat. Të prekur me Covid-19 regjistrohen edhe në disa biznese private që operojnë në shërbim të qytetarëve, 3 gjithsej.

22 raste të reja rezultojnë të jenë pensionistë të moshave nga 60-72-vjeç, ndërkohë që 6 raste të tjera “pozitive” konfirmohen të papunë.

Burimet zyrtare brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat konfirmojnë se mes të infektuarve nuk janë regjistruar persona me simptoma të rënda. E ndërkohë që rastet me Covid-19 po njohin sërish rritje nga dita në ditë, aktualisht në qarkun e Beratit regjistrohen 802 raste aktive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME