Categories Lajme

Covidi në rrethe infekton ‘vetëm’ shkollat, kopshtet dhe institucionet, boom rastesh

Shtohen rastet me Covid 19 në qarkun e Beratit, ku në shumicën e tyre janë pjesë e institucioneve publike apo administratës. Kështu burime bëjnë me dije se një çerdhe në lagjen “Donika Kastrioti” në këtë qytet, ka mbyllur dyert pas konfirmimit pozitiv për koronavirus të edukatores dhe sanitares së saj.

Ndërkohë bëhet me dije se edhe 2 punonjëse në gjendjen civile të rajonit nr.3 kanë rezultuar pozitiv për koronavirus, duke bërë që një pjesë e punonjësve të tjerë të qendrojnë në karantinë.

Sakaq probleme janë shfaqur dhe në shkollën e bashkuar “Adem Alushi” në fshatin Krahës Bashkia Memaliaj, ku një mësues është konstatuar pozitiv me Koronavirus. Menjëherë është ndërprerë mësimi në këtë shkollë, e cila frekuentohet nga 270 nxënës ndërkohë që inspektorët e Shëndetit Publik në Tepelenë, kanë shkuar me urgjencë për t’u marrë tampon mësuesve të tjerë të kësaj shkolle.

Nuk dihet ende si është infektuar mësuesi dhe me sa nxënës ka qenë në kontakt ndërsa pritet që gjithë ambientet e shkollës të dezinfektohen. Ndërkohë që mbetet mister sesa tamponë kryhen në rrethe, në një kohë që përgjigja e tyre vonon më shumë se një javë edhe për Tiranën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME