Categories Lajme

Çudia më e fundit nga Shqipëria, statujë e Mbretëreshës Elizabeth II në Has! Kryebashkiaku: 80% e hasjanëve mbijetojnë falë ndihmës që vjen nga MB

Shqipëria është vendi i çudirave. Ngjarja e fundit që e tregon këtë fakt, është nisma e kryebashkiakut të Hasit, Liman Morina, për të vendosur statujën e Mbretëreshës Elizabeth II, në sheshin e Hasit, në shenjë mirënjohje për emigrantët shqiptarë që banojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Morina tha në një intervistë për Euronews Albania se ky vendim u mor për të shprehur mirënjohjen ndaj Mbretërisë së Bashkuar që siç theksoi është i vetmi burim mbijetese për shumë hasjanë.

Nuk dihet se për çfarë do të falenderohet konkretisht Mbretëresha dhe si lidhet statuja e saj me emigrimin e shqiptarëve, megjithatë nëse ajo do të realizohet, me siguri do të tërheqë vëmendje të madhe edhe në gazetat dhe tabloidet britanike, të cilat kohët e fundit e kanë patur Shqipërinë në fokus, kryesisht për faktin se mijëra shqiptarë shkojnë në MB me gomone në mënyrë të paligjshme.

Sipas kryebashkiakut, prej më shumë se gjashtë vjetësh Hasi është lënë në harresë të plotë nga qeveria çka i ka detyruar shumë të rinj të largohen, kryesisht drejt Britanisë së Madhe. Morina tha se aktualisht çdo familje hasjane ka një ose më shumë pjesëtarë në MB.

“Mbi 80 për qind e hasjanëve mbijetojnë falë ndihmës që vjen nga Mbretëria e Bashkuar. Çdo familje ka një person në Angli. Aktualisht edhe të punësuarit duan të ikin, pasi rrogat janë minimale. Muajt e fundit ka një trend shumë të lartë largimesh”, thotë kryebashkiaku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME