Categories Lajme

Dalin pamjet e kamerave të sigurisë/ Ja çfarë u pa pranë banesës së çiftit

Faktet e reja dalin në dritë në lidhje me ngjarjen ku humbi jeten Caroline, brenda shtëpisë në Glyka Nera të Greqisë.

Kamerat e sigurisë së zonës tregojnë lëvizjen e një makine dhe një motoçiklete që e ndiqte rreth orës 5 të mëngjesit, pak minuta pas ngjarjes fatale që mori jetën e të resë.

Materiali është marrë nga kamerat CCTV nga një shtëpi në rrugën Karaiskaki, afër shtëpisë së ciftit. Makina e errët kalon në 05:07 të mëngjesit të së martës 11 maj dhe katër minuta më vonë, në 05:11, ndjek motorin, në të cilin ndodhet një person i cili duket se ka veshur një xhup me kapuç.

Ishte ora 5.30 e mëngjesit kur persona të panjohur hynë në shtëpinë e çiftit dhe i moren jeten 20-vjeçares në sy të vajzës 11 muajshe dhe bashkëshortit ndërsa vodhën 10 mijë euro dhe bizhuteri që kishin në shtëpi.

Ngjarja ndodhi në njërën prej lagjeve qendrore e më të pasura të Athinës, por sërish askush nuk dëgjon asgjë, ndërsa grabitësit nuk lënë pas asnjë gjurmë.

Hetimet duket së fundi kanë marrë një tjetër kthesë, të paktën këtë pretendojnë disa raporte në shtypin vendas, sipas të cilave një lloj mister rrethon bashkëshortin e viktimës, Charalambos Anagnostopoulos. Lëvizjet e dyshimta të autorëve tani po thuhet se mund të kenë qenë pasojë e ndihmës nga një person i njohur i familjes.

Pozitat e tij i rëndojnë dhe fjalët që kanë qarkulluar së fundi se Caroline kishte siguruar jetën e saj për 1 milionë euro, shkruajnë mediat greke. Por këto skenare e kanë bezdisur së tepërmi 32 vjeçarin, siç tha avokati Stavros Balaskas për ANT1. Policia greke thotë sakaq se kabulli i përdorur për të lidhur pilotin gjatë grabitjes ku humbi jetën e shoqja, është marrë nga magazina e banesës dhe autorët nuk e kanë pasur atë me vete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME