Categories Lajme

Dalin rregullat e reja për të udhëtuar në Itali, ja se çfarë duhet të dini

Prej ditës së sotme për të hyrë në territorin italian nga çdo vend i Botës duhet të plotësohet një formular dixhital. Sipas Ambasadës Italiane në Tiranë, ky formular është i detyrueshëm për çdo vend dhe regjistrimi në këtë platformë do të mundësoj një kod përkatës (QRcode) që duhet të tregohet në çdo pikë kontrolli kufitar si dhe në momentin e nisjes me avion apo me anije.

QRcode mund të përdoret në formë dixhitale drejtpërdrejtë nga smartphone ose dhe mund të stampohet. Regjistrimi dixhital i udhëtarëve duhet të bëhet dhe për pasagjerë minorenë e në këtë rast do të plotësohet nga personi i rritur që e shoqëron. Ky model dixhital zëvendëson të gjithë formularët e mëparshëm në letër që janë përdorur deri para datës 24 maj 2021.

Prej ditës së sotme personat që plotësojnë këto kushte mund të udhëtojnë në Itali të pajisur me kodin e formularit dixhital si dhe me rezultatin negativ të një tamponi të kryer brenda 72 orë para nisjes. Me mbërritjen në Itali duhet t’i nënshtrohen një vetizolimi 10 ditor e të informojnë autoritetet shëndetësore të zonës ku do të qëndrojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME