Categories Lajme

Damian Gjiknuri takim me banorë të lagjes “11 Janari” në Vlorë

Gjiknuri: Votoni PS që investimet të mos ndalen Gjiknuri: Në Vlorë është investuar si kurrë më parë Gjiknuri: Vlora është kthyer në model për të tjerët

Lagja 11 Janari në qytetin e Vlorës ishte ndalesa e rradhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri. Në bashkëbisedimin me banorët e zones, Gjiknuri theksoi se problematikat që zona ka, të mbartura ndër vite, do të jenë në fokus të investimeve në këtë mandat të tretë qeverisës, mandat me rëndësi të veçantë për zonat rurale dhe ato informale.

“Është bast politik i vet Kryeministrit Rama ky mandat i tretë, në veçanti për Vlorën, ku vet Kryeministri ka investuar si kurrë më parë. Ashtu siç u premtua Vlora u transformua rrënjësisht, si një model për qytetet e tjera. Investimet e qeverisë socialiste janë në vijimësi.

Që këto investime të vazhdojnë, duke përfshirë të gjitha zonat e tjera, përfshi dhe zonën tuaj të banimit, duhet që të vijojmë ta mbështesim Kryeministrin Rama i cili nuk ndalet me investimet për Vlorën”, u shpreh Gjiknuri.

Sipas tij, puna e nisur e çdo investimi vijon të mbetet sfida kryesore për të gjithë ne. “Unë personalisht zotohem që për zonën tuaj të siguroj investime infrastrukturore për t’ju kthyer juve atë mungesë vëmendje që keni patur ndër vite.

Ashtu siç në këto 2 mandate zgjidhëm problemin e rrjetit energjitik në zonën tuaj, ashtu jemi po ne, të vetmit që do të sigurojmë investime të mëtejshme në rrjetin e ujësjellësit dhe në rehabilitimin e plotë të akseve rrugore.

Siç po realizohet rehabilitimi i aksit të vjetër Levan- Vlorë, duke i dhënë fund makthit dhe shqetësimeve tuaja disavjeçare për problematikat që shkaktonte rruga, edhe çdo segment tjetër dytësor do të ketë investime infrastrukturore”, premtoi Gjiknuri.

Këtë vëmendje për ju e ka vetëm Partia Socialiste, vijoi ai, si e vetmja alternativë që ka në fokus zhvillimin e mëtejshëm e jo regresin siç po e kërkon me ngulm Partia Demokratike.

“Duke na dhënë mbështetjen përmes votës ju na krijoni mundësinë që ne të vijojmë të çojmë përpara çdo punë të nisur. Vota për Partinë Socialiste është votë për ju dhe për zhvillim të mëtejshëm”, theksoi Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME