Categories Lajme

Danimarka hap kufijtë për çiftet e ndara

Danimarka ka lehtësuar disa masa kufizuese që i ndalonte qytetarët e vendit që të takoheshin me njerëzit e tyre të dashur jashtë kufijve. Këto kufizime u hoqën të hënën, ndërsa lajmin e konfirmoi Policia Daneze dhe Ministria Daneze e Drejtësisë për mediat.

Këto lehtësime vlejnë vetëm për rezidentët e përhershëm të vendeve fqinje të Danimarkës si Gjermania, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda. Rregullat në fuqi kërkojnë që personat që janë të fejuar apo në një marrëdhënie t’i tregojnë policisë prova që marrëdhënia ka ekzistuar prej gjashtë muajsh tashmë.

Gjithsesi, duke qenë se ka pasur shqetësime lidhur me privatësinë, autoritetet tashmë po shohin mundësinë që ta përditësojnë këtë ligj, dhe çifteve t’u kërkohet vetëm një deklaratë e firmosur. Ministri Danez i Drejtësisë, Nick Hækkerup u shpreh se mund të jetë i nevojshëm  kontroll ekstra nga ana e policisë, por si fillim do të mjaftohen me firmosjen e deklaratës. /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME