Categories Lajme, Politike

Dashamir Shehi: Basha nuk mund të udhëheqë më opozitën!

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se Lulzim Basha nuk mund të jetë më udhëheqësi i bllokut opozitar. Gjatë një interviste për Ora News, Shehi tha se brenda dhe jashtë PD-së ka forca dhe ide, apo njerëz e propozime për tu përballur me Ramën.

“Unë shpresoj që të kalojë kjo periudhë krize, pasi ky është një debat i munguar dhe duhet të ishte konsumuar prej vitesh. Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri.

E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME