Categories Lajme

Dasma kthehet në ferr/ Plas grushti mes dasmorëve, karrige dhe shishe kokës (VIDEO)

Pamje shokuese nga një përleshje e dhunshme që shpërtheu gjatë një dasme, ku mbetën të plagosur katër persona.

Ngjarja është regjistruar në Ramada Park Hall në Wolverhampton Angli. Pamjet e regjistruara nga njerëzit e tjerë të pranishëm në dasmë tregojnë se burrat po ndeshen e shkelmohen me njëri-tjetrin, ndërsa njerëz të tjerë përpiqen t’i ndajnë.

Grushte, shqelma, karrige, shishe janë përdorur si armë gjatë kësaj përleshjeje mes dasmorëve duke e kthyer ditën më të bukur të çiftit në ditën më të tmerrshme të jetës.

Në videon e publikuar në Daily Mail shfaqen dasmorët duke goditur njëri-tjetrin dhe tërhequr zvarrë nëpër sallë, ku nuk mungonin britmat e femrave që shikonin burrat dhe djemtë e tyre të mbuluar në gjak.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj rrahjeje masive, ndërsa policia angleze po heton ngjarjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME