Categories Lajme

Debati me Dritan Lelin në Zyrat e Ujësjellësit, Shkëlqim Leskaj: Jam në detyrë sipas ligjit

DEKLARATË PËR SHTYP, Debati me Dritan Lelin në Zyrat e Ujësjellësit, reagon  Shkëlqim Leskaj.

Drejtuar: Mediave kombëtare dhe lokale, vizive dhe të shkruara. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp, kërkon të sqarojë opinionin publik në lidhje me situatat e pasqyruara nga disa media dhe portale për disa mos marrëveshje të lindura gjatë një mbedhje të organizuar në zyrën e kreut të Shoqërisë, mes administratorit të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Zotit Shkëlqim Leskaj dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Zotit Dritan Leli.

Ju bëjmë me dije se nuk ka asnjë ndërprerje të veprimatrisë së Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë, duke vijuar realizimin normalisht të të gjitha detyrave në shërbim të qytetarëve dhe klientëve tanë, si familjarë ashtu edhe privatë.

Drejtori Shkëlqim Leskaj është në krye të detyrës, duke ushtruar kompetencat e tij, në zbatim të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 për “Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”.

Kreu i Shoqërisë, mëngjesin e kësaj të marte, datë 21.09.2021, zhvilloi normalisht mbledhjen e mëngjesit, duke ndarë edhe detyrat përkatëse për të gjithë Sektorët e Ndërmarrjes.

Sqarojmë se:

Zoti Shkëlqim Leskaj vijon të qëndrojë në detyrë, brenda të gjitha tagrave që i atribuohen sipas legjislacionit në fuqi.

Zoti Leskaj, vijon të jetë i rregjistruar pranë QKR, si subjekt i legjitimuar në cilësinë e Administratorit të Shoqërisë.

Nuk ka patur asnjë “grabitje” nga titullari sa i përketë vulave dhe librave të protokollëve sikundër pretendohet, ato qëndrojnë sipas legjislacionit në selinë e Shoqërisë.

Gjatë kësaj periudhe nga ana e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë dhe administratorit të saj, nuk janë nënshkruar kontrata tenderuese për kontatorët matës së ujit (sahatët), klorinimin dhe uniformat e punonjësve.

Gjatë një viti në krye të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Zoti Shkëlqim Leskaj ka drejtuar me përkushtim të plotë në drejtim të shërbimit ndaj qytetarëve, duke qenë maksimalisht i angazhuar dhe i pranishëm kudo në terren, edhe jashtë orarit zyrtar, përfshire edhe orët e vona të natës, për tu dhënë zgjidhje efektive dhe në kohë sa më të shkurtër të gjitha problematikave të shfaqura në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimeve.

Të gjitha akuzat e ngritura ditët e fundit në adresë të Zotit Leskaj, janë spekullime, me qëllim dashakeqës për të prishur imazhin e kreut të kësaj Shoqërie dhe për të përbaltur të gjithë aktivitetin dhe energjitë e harxhuara prej tij gjatë gjithë kësaj detyre që po e vazhdon me përkushtim të plotë. Faleminderit për bashkëpunimin e deritanishëm!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME