Categories Lajme

“Dëgjova mamin dhe motrën duke bërtitur”/ Djaloshi 17-vjeçar rrëfen aksidentin e tmerrshëm: Po ktheheshim nga Shqipëria

Së fundmi ai ka folur për një emision grek, ku thotë se ka ende disa probleme shëndetësore.

“Këmba dhe krahu im kanë nevojë për operacion në tre vende, koka më ka qepje dhe ndonjëherë kam marrje mendsh. Unë kërkoj vetëm që personi që shkaktoi aksidentin të rrëfejë aktin e tij. 17-vjeçari, i cili ështē i vetmi i mbijetuar nga aksidenti i tmerrshëm automobilistik në Domokos, është tronditur kur pa prindërit dhe motrën e tij të vdesin tragjikisht para syve të tij.

“Ne ishim ndalur në Meteora duke u kthyer nga Shqipëria dhe më pas pak më tej nga Domokos na goditi një kamion, me pasojë prindërit dhe motra ime u vdiqën”, përshkruan ai pa mundur t’i mbajë lotët. “Më ra të fikët. Pas pak erdhi dhe daja që u kthye, po udhëtonim bashkë dhe më nxorri nga makina dhe më pas thirrën ambulancën dhe më mori”- shtoi ai.

“Po shikoja nga dritarja dhe papritmas dëgjova nënën dhe motrën duke bërtitur. Na ka goditur një makinë, nuk më kujtohet se çfarë ishte, në parakolp dhe filluam të rrotulloheshim dhe goditëm kamionin. Kemi shkuar me 65-80 kilometra.

Para përplasjes dëgjova një bori dhe supozova se ishte një makinë dhe jo një kamion. Kur më mori ambulanca, nuk e dija se çfarë kishte ndodhur, mendova se të gjithë kishin rënë në koma dhe isha vetëm unë zgjuar sepse isha ulur prapa. Në spital mora vesh që kishin vdekur”, ka thënë 17-vjeçari.

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e të hënës në Greqi ku 3 anëtarë të një familjeje shqiptare u shuan në një aksident automobilistik duke mbijetuar vetëm djali i vogël 17-vjec.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME