Categories Lajme

Denòncimi: Paulin Sterkaj po blen vota në burgun e Reçit

Dega e PD-së në Shkodër akuzon se në ambientet e brendshme të burgut të Reçit po blihen vota për deputetin socialist, që kandidon për një tjetër mandat Paulin Sterkaj. PD thotë se në këtë burg janë rreth 350 të dënuar, por shton se nuk do të lejojnë që të minohet demokracia. “Bandën në ikje e ka kapur paniku i humbjes së thellë dhe përballjen me drejtësinë pas 25 Prillit, prandaj po mundohen me çdo formë të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve. Por nuk do ia dalin.

Skemat e shitblerjes së votës të inspiruara nga Edi Rama dhe të ekzekutuara nga segmente kriminale do të përballen me forcen e ligjit pas 25 Prillit. I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit, të mos bëhet palë me krimin elektoral, por të rreshtohet në krah të interesave të qytetarit. Kurrë nuk është vonë.

Partia Demokratike Dega Shkodër ka informacione për shitblerjen e votës dhe presionin ndaj administratës shtetërore nga ana e kësaj strukture kriminale. Konkretisht. Sipas një informacioni mësohet se:

Në ambientet e brendshme te I. E. V. P. Reç në rrethin M. Madhe, ndodhet nje minimarket, local, në administrimin shtetasi Ylli Sterkaj, i cili në bashkëpunim edhe me drejtuesit e kësaj I. E. V. P-je janë përfshirë në aktivitetin e blerjes se votës. Konkretisht të lartëpërmendurit po shpërndajnë vlera monetare “lek” me qëllim blerjen e votave ne favor të kandidatit te P. S. Paulin Sterkaj.

Nga të dhenat mësojmë se numri i personave që vuajnë dënimet në këtë I. E. V. P. është rreth 350 te burgosur. Nuk ka bandë qe minos demokracinë. Nuk ka bande qe do e deformojë vullnetin e qytetarëve me 25 Prill. Partia Demokratike është dhe do të jetë në krah të qytetarëve për të mbrojtur një proçes të rregullt dhe të ndershëm zgjedhor” denoncon PD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME