Categories Lajme

Deputeti kosovar infektohet me korona

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri njoftoi sot në profilin e tij në Facebook se ai, gruaja e tij dhe vajza tremuajshe janë pozitiv në KOVID-19. Zekiri shkruan se vetë ai nuk ka as edhe një symptom të infeksionit por që pasi ka rezultuar pozitiv në koronatestin që i është bërë sëfundmi, është izoluar së bashku me familjen, shkruan Gazeta Express.

Ai madje u ka kërkuar falje të gjithë njerëzve me të cilët ka qenë në kontakt së fundmi, për atë që siç thotë ai, i ka vendosur në pozitë të palakmueshme. Në vazhdim keni shkrimin e plotë të nënkryetarit, njëherazi edhe deputetit të LSDM-së, Muhamed Zekiri.

“Miq të dashur, edhe krahas respektimit të rreptë të masave dhe kontakteve minimale me njerëzit, dëshiroj t’ju informoj se unë së bashku me gruan dhe vajzën time tremuajshe kemi dalë pozitiv në testin për KOVID 19. Për fat të mirë, nuk kam asnjë simptomë, por kam dalë pozitiv në test. Nëse vëreni simptomën më të vogël tek ju ose të dashurit tuaj, këshillohuni me mjekët e familjes dhe mos refuzoni të testoheni. Më vjen keq dhe kërkoj falje nëse pa dijeni e kam vendosur dikë në pozitë të palakmueshme ditët e fundit”, komunikoi Zekiri në profilin e tij në Fejsbuk./GazetExpress

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME