Categories Lajme

Dëshmia e vrasësit me pagesë zbuloi arsenalin e armëve! Policia ndalon vlonjatin, i riu: Jam me qira, s‘kam dijeni për armët

Një tjetër operacion është zhvilluar në Tiranë me qëllim goditjen e bazave të armatimeve që strehohen në kryeqytetet, pa u shqetësuar nga askush. Rasti i djeshëm dëshmoi se trafikantët dhe poseduesit lëvizin me mekanizma të përcaktuar duke marrë ambiente me qira dhe duke ua besuar personave që janë të punësuar.

Duke u fshehur pas padijenisë se çfarë mund të mbajë një ambient me qira, ruajtësit e armëve janë të qetë, por jo kur Policia është e detyruar të lëvizë nga informacionet e sakta që dalin nga një i penduar që prej më shumë se një viti orienton Policinë në vendet e duhura dhe personat e duhur.

Referuar të dhënave jozyrtare të Policisë, bëhet me dije se edhe për këtë operacion, ashtu si për operacionin e 5 ditëve më parë, blutë e Tiranës i kanë pasur indiciet e sakta, të dala nga dëshmitë e herëpashershme të Enver Jamakut, një vrasës me pagesë, i cili deri me tani ka zbuluar jo pak mbi 4 baza të rëndësishme armësh. Ditën e djeshme, Policia zbuloi armatim të një cilësie të pazakontë, duke demonstruar edhe njëherë fuqinë e grupeve të vrasësve me pagesë, të cilët i strehojnë armët në mes të Tiranës.

E jo vetëm armë, por edhe tritol, që kohëve të fundit thuajse ka qenë i pranishëm në të gjitha rrethet problematike të vendit për sa i përket krimit të organizuar.

Policia arrestoi edhe një të ri që u gjend në banesën e marrë me qira, i cili rezulton të jetë nga Vlora. Burime zyrtare të Policisë së Vlorës i thanë gazetës “Panorama” se i riu i arrestuar nuk është i skeduar në këtë Polici, ndonëse që prej mesditës së djeshme kanë nisur hetimet dhe verifikimet për këtë persona.

Eno Papa (Beqiri) është vënë në prangat e Policisë në kuadër të një aksioni të koduar “Silent 2”, për shkak se në ambientet që ai kishte me qira pranë “Liqenit të Thatë”, u kap një arsenal me armë.

Pas kontrollit, Policia sekuestroi 2 snajperë, 4 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme krehra armësh, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizionit (snajper), tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, një automjet, 3 aparate celulare, 2 laptopë, 5 paruke dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.

Këto armë të sofistikuara të sjellin në vëmendje skenat e krimit, ku shpeshherë kemi parë të përdoren armë të sofistikuara. Policia gjithashtu bëri me dije se gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira nga shtetasi E. P. (B.), u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një automjet në përdorim nga ky shtetas, 3 aparate celulare, 2 laptopë dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, por pa përmendur emra personash se kush mund t`i ketë strehuar armët në garazhin e shtëpisë së vlonjatit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME