Benard Ndreca i cili i shpëtoi sot atentatit me tritol të vënë në mjetin e tij është shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk dyshon tek askush.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në banesën e tij që do të bëjnë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Ndreca shpëtoi pa lëndime, ndërsa mjeti është shkrumbuar pjesërisht.
