Categories Lajme

Dëshmia në GJKKO e vrasësit të Behar Sofisë: Porosi për një tjetër ekzekutim. Ishte afër komisariatit, paguhej mirë

Ernejt Shyti aktualisht në burg për vrasjen e Behar Sofisë, ka rrefyer se do duhej të vriste një 34 vjecar, që jetonte në Kamëz, pranë komisariatit të policisë. Dëshminë ai e dha në seancën më të fundit, ku nxori detaje për porositë që i afronte Bujar Leza, pasi ekzekutoi Sofinë në anë të Lanës në Tiranë, dhe për të cilën do të paguhej 50 mijë Euro

“Pasi u vra Behar Sofia, kishim porosi tjetër nga Bujar Leza. Do të bënim një vrasje në Kamëz, shenjestra ishte një person 34 vjeç që e kishte shtepinë në Kamëz, shumë pranë komisariatit të Policisë. Këtë vrasje do e bënte Xhulian Visha, por zona ishte shumë e monitoruar dhe ndaj paguhej shumë lekë. Nuk u arrit qëllimi sepse duhej studiuar mirë zona, ishte tepër e vështirë.

Ernejt Shyti,iI cili është bërë bashkëpunëtor e drejtësisë, i përmend shumën e parave që ishin vënë në dispozicion për eliminimin e të riut. Shyti nuk e jep emrin e shenjestrës dhe se cila ishte arsyeja që Bujar Leza e donte të vdekur por tregon se kishte angazhuar për ta kryer ekzekutimin Xhulian Vishën. Në vitin 2014, Leza në bashkëpunim me Leonar Xhixhën, dhe një person tjetër, tentuan që të vrisnin Fatjon Alimanin. Porositësi i vrasjes, Mirdash Osmani kishte kërkuar eliminimin e 20-vjeçarit, pasi disa muaj para atentatit të dështuar ishte përplasur me të, ngjarje që përfundoi në plagosje më armë zjarri. Por fatmirësisht plani u pikas në kohë nga Policia në atë kohë. Mesa duket Leza nuk kishte hequr dorë nga “profesioni”, duke ndërhyrë në vrasjen e Sofisë. Nga ana tjetër Xhulian Visha, u arrestua si pjesë e grupit të atentatit të 2021 në Tiranë, pasi u përfshi në vëzhgimin dhe koordinimin e planit të vrasjes.

Më herët Shyti ka folur për një vrasje që do të bënte në Gjermani. Pasi vrau Behar Sofinë i njohur si “padron droge’, afër Piramidës në anë të Lanës, Ernejt Shyti, aktualisht në burg, do të ekzekutonte dhe një tjetër person në Gjermani. Pohimin 24 vjeçari e bëri në gjyq, ku tregoi për vrasjen e Sofisë, për të cilën iu premtuan 500 mijë euro.

66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit 2021 afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME